Vllaznia-Tirana ishte kryendeshja e javës së 3-të të Kategorisë Superiore. Një takim që u mbyll me fitoren e Tiranës 0-2. I ftuar në emisionin “Gol pas Goli”, ish-trajneri Ahmtaj ka bërë një analizë të skuadrës shkodrane.
Në fjalën e tij ai u shpreh se Tirana nuk është rivali i Vllaznisë pasi bardheblutë janë projektuar për titull kampion. “Vllaznia ka bërë mirë në ndeshjen e parë dhe trajneri duhet të jetë i lumtur që nuk ka pësuar gol.
Nuk e priste njëri që Vllaznia të ishte në këtë formë. Ka marrë pikë maksimale në fushën e vetë dhe një pikë në transfertë. Tirana nuk ishte rivali për të treguar forcën e saj pasi skuadra bardheblu është krijuar për të dal kampion”, u shpreh Julian Ahmataj./newsport/