Skënderbeu do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 11-të të Superligës në transfertë ndaj Vllaznisë kryesues. Korçarët kanë mbyllur përgatitjet e fundit për këtë ndeshje, ndërsa në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri Ahmataj.

Në fjalën e tij, tekniku korçar u shpreh se skuadra e tij ka nevojë për merkato në janar, ndërsa theksoi gjithashtu se Skënderbeu luan më mirë në transfertë se në Korçë.

“E kam thënë edhe herë të tjerë, merkato bëjnë edhe ekipet në vend të parë, kurse ne na duhen më shumë ndryshime. Ne kemi bërë punë në çdo ndeshje dhe kemi luajtur më mirë jashtë, kjo ndodh sepse lojtarët e ndjejnë presionin brenda fushe.

Vllaznia është tjetër skuadër dhe nuk është ajo që ka vuajtur prej kohës, të shkojmë atje e të marrim maksimumn. Ne do të do shkojmë të luajmë dhe rezultatin do ta shikojmë në fund”, u shpreh Ahmataj./newsport/