Nuk do te vije as Bekim Balaj dhe as Azdren Llullaku. Por tek Vllaznia drejtuesit e saj po punojne ne menyre te panderprere per te siguruar lojtaret e duhur ne merkaton e janarit.

Te gjithe e kane bere te qarte se per nevoja te skuadres kerkohen perforcime ne te tre repartet, mbrojtje, mesfushe dhe sulm. Sigurisht qe nuk do te jete e lehte per t’i gjetur ato, por perpjekjet kane nisur tashme. Madje jane vene edhe piketa.

Ka qene drejtori sportiv i Vllaznise Matko Djarmati i cili e ka bere te qarte edhe pistat se ku do t’i kerkojne lojtaret e duhur per merkaton e janarit.

“Në tregun e janarit është e vështirë të gjesh lojtarë. E para pse duhet të jetë një lojtar i mirë i lirë në janar? Ose nuk luan ose ka probleme me klubin. Tregu jashtë Ballkanit është shumë e vështirë të sjellësh lojtarë nga një kontinent tjetër sepse do një muaj të ambjentohet e dy për kapur formën.

Pas tre muajsh ne nuk na bën punë se mbaroi kampionati. Jemi përqendruar në tregun ballkanas apo lojtarë me eksperiencë qe luajne në tregun ballkanas. Keto jane objektivat e klubit aktualisht per merkaton”- ka deklaruar ai./SHKODRA-SPORT.COM/