Kritik, i ashpër, por edhe realist. Said Ahmeti, njëri nga drejtuesit e Kolegjiumit të Arbitrave të Shkodrës dhe presidenti i Akademisë së Arbitrave shkodranë, përmes një lidhje me SKYPE në emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa ka folur për gjendjen aktuale të këtij Kolegjiumi që duket se po kalon momente të vështira.

“Realisht është ekzakt kjo gjë, por ka diçka: Unë jam një njeri i hapur, kam një karakter tepër të vështirë në raport me komunikimin. Realisht, në këtë periudhë në vitin 2019-2020 nuk e ka fajin Federata Shqiptare e Futbollit apo edhe shoqata, por ka një mangësi në element, cilësi jo sasi.

Pra, unë kthehem pas me praktikën e punës që ka përdorur profesor Mhill Shkëmbi, pra duke përdorur cilësinë dhe jo sasinë e arbitrave, por duhet të kuptojmë dy gjëra themelore. Për t’ u bërë një arbitër duhen minimumi 4-5 vite. Por Kolegjiuit të Shkodrës i ndodhën disa probleme duke filluar nga fatkeqësia që i ndodhi Ditmar JUbicës me dëmtimin fizik. Po ashtu, na u largua edhe Arlind Pirani për arsye familjare, emigrim në Angli. Arlind Pirani të mos harrojmë se u thirr për dy vite në federatë si arbitër talent.

Tani kemi dy arbitra kryesorë siç janë Indrit Myrtja dhe Bekris Dragusha, por të jem realist, asnjëri nuk ka punuar sa ka punuar sa Ditmar Jubica. Por unë jam dhe i hapur, ka patur dhe tendencë ndaj Shkodrës, sistematikisht ndër vite, por profesor Mhilli na ka lënë një fjalë të artë, ndërsa unë jam munduar ta gdhend në kokë, pikërisht atë që ne duhet të jemi 200% të përgatitur për të qenë në rregull dhe për të rivalizuar Tiranën, sepse me atë i kemi patur problemet.

Por më beso, që ne po punojmë shumë fuqishëm dhe një problem që është shumë real në jetën e arbitrimit në Shkodër. Sa i takon problemit të Akademisë së Arbitrave, besoj se do të kem një takim me z. Duka në vijim me të cilin do të diskutoj nëse do t’i japim fund debateve dhe polemikave apo çdo gjë do të përfundojmë në gjyq”.

Po çfarë duhet bërë për ta rregulluar këtë gjë? Ahmeti e ka të qartë atë se çfarë duhet ndryshuar teksa thotë: “Problemet për arbitrat shkodranë kanë filluar që nga momenti kur profesor Skënder Bilali nuk ishte më pjesë e komisioneve tekniko- gjykuese në Federatë. Dhe në duhet të lobojmë për ta korigjuar këtë gjë. Kemi disa emra të shquar që mund të jenë pjesë e këtyre komisioneve si Mhill Shkëmbi, Astrit Dervishi, Astrit Isufi e Pajtim Lapi. Njëri prej tyre medoemos duhet të jetë në këto komisione.

Unë i bëj thirrje dhe Bardh Jerës, shkodranit që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, të na ndihmojnë për këtë gjë. Zgjedhjet për Komitetin Drejtuesve të BAFSH janë planifikuar për në muajin korrik dhe deri atëherë duhet të lobojmë fort. Nëse nuk do të jemi në Komitetin ekzekutiv te BAFSH-it,apo ne struktura të tjera siç janë Komisioni i vezhgimit, Komisioni i përzgjedhjes së arbitrave, ai tekniko- gjykues, me një nga emrat që përmenda më sipër, pra Shkëmbi, Dervishi, Isufi e Lapi, absolutisht do vazhdojmë të jemi të penalizuar. Edhe sikur Collina të lindë në Shkodër, padyshim që do të jetë i penalizuar nga FSHF dhe BAFSH
© shkodrasport.com