HomeKRYESOREAJAXI mbulohet nga “milionat”, pas de LIGT një tjetër yll u thotë...

AJAXI mbulohet nga “milionat”, pas de LIGT një tjetër yll u thotë “LAMTUMIRË” holandezëve

Te Ajaxi pritet të ketë një “eksod” largimesh në merkaton verore për shkak të arritjeve të jashtëzakonshme që regjstruar këtë sezon në Holandë (kampionat dhe kupë) dhe Europë (Champions League).

Mesfushori-sulmues Hakim Ziyech me shumë gjasa do të largohet nga “harkëtarët” teksa në drejtim të klubit pritet një ofertë e majme për ta lëshuar 26-vjeçarin. Lajmin e konfirmon drejtori i klubit Marc Overmars.

“Ai largohet kur vjen oferta nga një klub i madh. Është në qendër të vëmendjes për shkak të arritjeve të tij në Ligën e Kampionëve. Ne i premtuam Hakimit se do të biem dakord për një transferim të mirë”, deklaroi Overmars.

Vlera e marokenit në treg është rreth 35 milionë €, por kjo shifër mund të shumëfishohet në varësi të kërkesë së klubit dhe oferave nga gjigantët e futbollit. Bayern Munich, Manchester United dhe Liverpool janë rreshtuar për të marrë shërbimet e Ziyech-it, ku bavarezët shihen si favoritë për të fituar kartonin e tij./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments