Futbolli i moshave ne Zonen e Shkodres po njeh rritje nga viti ne vit dhe per me teper edhe ne cilesi. Kjo ngaqe eshte rritur niveli profesional i trajnereve, ka kushte me te mira stervitore dhe po ashtu ka edhe organizime me te mira.

Por nje gje tjeter qe po vihet re se fundi eshte edhe bashkepunimi ne mes Akademive te ndryshme. I rradhes qe ka nisur tashme eshte ai ne mes Akademise Ada dhe asaj te FC Basania.

Ka qene vete faqja e Akademise Ada qe e ka njoftuar kete gje teksa shkruan: “Akademia Ada ka arritur marreveshje bashkepunimi me Akademine e Futbollit FC Basania.

Kjo marreveshje eshte arritur ne mes presidentit te Ades z. Alfred Pjetri dhe drejtuesit te Akademise z. Etrit Nika, perfaqesuesit e Akademise se FC Basania, presidentit Ermir Shimaj dhe drejtorit Ditmar Jubica”.

Ne fakt kohe me pare Akademia Ada pat bere edhe nje marreshje te tille bashkepunimi edhe me Akademine “Djelmnia shkodrane” me presidenti z. Benardin Kulla dhe drejtorin z.Kreshnik Krepi. Natyrisht qe marreveshje te tilla ndihmojne shume per rritjen e cilesise ne futbollin e moshave ne zonen e Shkodres.