Ndryshimet te Vllaznia kete sezon nuk kane ndodhur vetem tek ekipi i pare, por ato pasqyrohen lehtesisht edhe tek fytyra e re qe ka marre edhe Akademia e ketij klubi.

Nese ne vitet e kaluara ka patur disa probleme qe kane ndikuar jo pak ne mbarevajtjen e punes, sivjet ka disa gjera qe jane ndryshuar per mire dhe kjo ka bere qe gjerat te jene krejt ndryshe.

Te pakten kete mund te themi tek kompletimi i te gjithe ekipeve me bazen e duhur materiale dhe kjo fale sponsorizimit te nje kompanie. Pikerisht per kete arsye, klubi shkodran permes faqes se Akademise Vllaznia ka bere edhe nje falenderim publik per kete kompani teksa shkruan:

“FALENDERIM NGA KLUBI VLLAZNIA PËR KOMPANINË “ALBAMEDIA”

Kompania Albamedia e themeluar në vitin 2004 me sloganin “Pjesë e zgjidhjes tuaj” është distributor zyrtarë për Shqipërinë dhe Kosovën i Kompaninsë Japoneze të printerave Brother. Kompania Brother me sloganin “ At your side “ ( Përkrah jush ) është lider global për paisjet e printimit, skanimit, etj që nga viti 1928.

Nëpërmjet nje kontrate sponsorizimi për të mbështetur Klubin Vllaznia, Albamedia ka mundësuar paisjen me uniformat sportive ( kostumet e bardha ) me të cilat luajnë ndeshjet ekipet e Akademisë Vllaznia. Siç mund ti shikoni në videon e mespërme!

Kompania Albamedia dhe Brother janë prezente gjithashtu me reklama në Stadiumin Loro Boriçi!”