Në konferencën e sotme për shtyp, portieri i Vllaznisë, malazezi Miroslav Vujadinoviç ka folur në lidhje me ndryshimet e ndodhura tek kjo skuadra nga vera, kur ajo ka luajtur në Europa League dhe deri në ndeshjen e fundit me Skënderbeun. °Nga ai moment kur kemi luajtur me Thunin dhe deri në ndeshjen e fundit me Skënderbeun janë larguar shumë lojtarë. Ndaj korçarëve në fushë kanë qenë vetëm 4 lojtarë nga ajo periudhë, të tjerët janë larguar.

Kështu që edhe largimi i Sukajt me siguri që do të zëvendësohet nga të tjerë. Me apo pa Sukajn, Vllaznia do ecë përpara. Vërtetë kemi shumë të rinj në skuadër dhe ata duan kohën e mjaftueshme për të treguar  vlerat e tyre por e ardhmja është e sigurtë”-ka thënë ai. Sa i takon ndeshjes së rradhës me Tomorin, Vujadinoviç ka thënë: “Kjo është një ndeshje shumë e fortë sepse luajmë ndaj Tomorit që mori pikë javën e fundit në Vlorë dhe nga ana tjetër, ai do kërkojë ta na mundë edhe ne por Vllaznia nuk trembet nga kjo gjë.  Edhe në këtë ndeshje, shkojmë për të marrë tre pikët e fitores dhe besoj se do ia dalim”.