Gjermania është tronditur nga dëmtimi i Serzh Gnabri. Sulmuesi i Bajernit ka mbyllur sezonin me bavarezët, ndërsa me shumë gjasa nuk do të jetë as pjesë e Botërorit.
Bajerni tregoi se Gnabri e pësoi dëmtimin e rëndë në stërvitje, ndërsa bëhet fjalë për çarjen e muskujve aduktorë në kofshën e djathtë. Tronditja është e madhe, ndërsa është faza vendimtare e sezonit.
Dhe pse klubi nuk tregoi se sa do të jetë kohë e rikuperimit, “Sky” në Gjermani raporton për rreth tre deri në katër muaj. Gnabri ka pasur edhe më parë dëmtim në aduktor.v


