Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPas ndeshjes me Vllazninë Dobi tha se 'Teuta do luante maksimalisht', sot:...

Pas ndeshjes me Vllazninë Dobi tha se ‘Teuta do luante maksimalisht’, sot: ‘Objektivi është të fusim lojtar nga akademia’!!!

Edhe pse Teuta shënoi e para përmes finalizimit të Arifit nga penalltia, Teuta nuk e ruajti do avantazhin, dhe pësoi disfatë 1 – 2 ndaj Elbasanit. Pas sfidës, trajneri i bregdetarëve Enkeleid Dobi foli para mediave. Ajo që të bën përshtypje është se pas ndeshjes të javës së kaluar ndaj Vllaznisë, ai u shpreh se Teuta do ta respektonte kampionatin deri në fund, ndërsa sot foli ndryshe.

“Normal që po mendojmë për sezonin e ardhshëm. Objektivi është të fusim lojtar nga akademia. Ndonjëherë edhe ekipi U-19 ka pasur nevojat e veta. Mendojë që ata lojtar ta shfrytëzojnë rastin dhe të rriten.

Duhet t’i japim meritat edhe Elbasanit që na futi në presion. Donim të luanim me të njëjtin intesitet si në pjesën e parë, por këta djem të rinj nuk janë aq guximtar.

Duhet ta modifikonim disi dëmtimi që na ndodhi. Pjesën e dytë nuk dolëm rrjedhshëm. Nuk ishim siç duhet në 2/3 e fushës, ku futëm lojtarë të rinj, ka edhe kjo koston e vetë.

Nëse nuk ia japim mudnësinë tani, kur do ndodh?! Objektivi është të fusim edhe në sfidat e ardhshëm lojtarë të rinj. Jam i kënaqur në disa momente se si e interpretuan lojën. Jemi të ndërgjegjshëm për këtë gjë”– u shpreh Dobi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments