Agustin Kola është një nga emrat më të njohur në futbollin shqitpar. Sëfundmi Kola është duke stërvitur moshat e vogla, duke tentuar të nxjerr talentet e reja në futbollin shqiptar. Në një intervistë për Ora Neës, Agustin Kola foli për talentet dhe punën e madhe që duhet bërë me ta.
“Është një gjë e bukur që të merresh me fëmijë. Atë çfarë na kanë mësuar trajnerët tanë, atë po i mësojmë edhe ne. Sot është një moment i vështirë sepse kemi pasur trajnerë të mirë shumë. Në radhë të parë na thonin: “Po nuk u bëtë njerëz, s’keni asnjë gjë për jetën.
Futbolli është i bukur”. Dhe mundohemi që ato që profesorat tanë t’ia japim edhe këtyrë fëmijëve. Ka shumë fëmijë të talentuar por këtu nuk bëhet gjë për këto talente.
Problematike këtu është akademia. Nuk ka akademi private në botë. Akademia e klubeve kryesore është baza. Unë e krahasoj me brazilianët dhe kanë shumë dashuri për futbollin”, është shprehur Kola./newsport/