Kane mbetur edhe pak minuta deri ne fillimin e ndeshjes Vllaznia- Teuta dhe tashme trajneret Mirel Josa dhe Edi Martini kane percaktuar edhe formacionet me te cilat do te zbresin ne fushen e lojes nga minuta e pare.

Tek skuadra kuqeblu konfirmohet lajmi i fundit i “Shkodra Sport” dy ore me pare teksa verehen disa ndryshime ne formacion. Keshtu ne porte do te jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e formuar nga Smajli ne te djathte, Gurishta dhe Juriç qe rikthehet nga demtimi e do te luaje ne qender bashke me kapitenin si dhe Hakaj ne te majte.

Nga ana tjeter, ne mesfushe do luajne kater futbolliste kete here, me Jonuzin, Boshnjakun, Alivoden dhe Malen, ndersa ne sulm do te fillohet me dyshen Kaina- A.Hoxhaj.

Ne krahun tjeter, bregdetaret do ta nisin ndeshjen me Qirkon, Jazxhi, Beqja, Kotebelli, A.Marku, Gjinollari, Karabeci, Kouro, L. Vila, E. Vila dhe Hebaj.

Ndeshja Vllaznia- Teuta do te nise ne oren 15.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet prandaj dhe pritet te dhuroje shume emocione.