Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Erzenit dhe Bylisit. Skuadra ndajnë kështu nga një pikë në “Nio DOvana” duke mos mundur të mbyllin me fitore vitin 2022.

Do të ishin miqtë që do të kalonin të parët në avantazh me anë të Muçollarit në minutën e 32-të, me pjesën e parë që do të mbyllej në favor të ballshiotëve.

Pjesa e dytë do të shikonte shijakasit më kërkues, të cilët ia dolën të gjejnë golin vetëm në minutën e 83-të kur Sadiki pas një krosimi nga Kahrimanovic do të mposhte portierin Teqja.

ERZENI-BYLISI 1-1

( Sadiki 83’/ Muçollari 32′)

ERZENI: Hasanbelli, Enk, Krasniqi, Sadiki, Alan, Mehmeti, Kriviçiç, Kahrimanoviç, Peposhi, Kadriu, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani

BYLISI: Teqja, Trumçi, Janku, Damçevski, Loran, Muçollari, Abazaj, Ruçi, Maçolli, Soza, Kaçorri. Trajner: Arian Bellai

GJYQTARË: D.Maletaj, D.Agaraj, E.Gjoka