Ish-kapiteni i Partizanit dhe Tiranës, Idriz Batha, i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Dytë të Arabisë Saudite. Gjatë merkatos së verës mesfushori kaloi nga rumunët e UTA Arad tek Al Najmah në Arabinë Saudite.

Gjatë verës emri i Bathës u lakua edhe në disa klubi të Superiores, por në fund ai zgjodhi klubin saudit, por që zgjati pak si aventurë.

Lajmin e “divorcit” me Al Najmah e ka dhënë vetë Batha përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Falënderoj klubin e Al Najmah, një eksperiencë e e shkurtër, por që do ta kujtoj gjatë. Ju uroj suksese dhe gjithë të mirat”. Ky ishte mesazhi i urimit dhe lamtumirës së mesfushorit Batha me sauditët e Al Najmah. Mbetet për të parë se pjesë e cilit klub do të bëhet Idriz Batha gjatë merkatos së dimirit, që zyrtarisht hapet me 1 janar 2024.