Ngjarja e kater diteve me pare ne ndeshjen e kampionatit te femrave ne mes Tiranes dhe Vllaznise qe çoi edhe ne nderprerjen e ndeshjes dhe mosperfundimin e saj, ka marre nje vemendje te madhe ne publik por edhe ne media.

Nuk kane munguar edhe daljet publike te nje personazhi qe me shume sesa per funksionin e saj, deshiron te behet protagoniste si “viktime e dhunes” se shkodraneve ne kete ndeshje. Behet fjale per drejtoreshen e klubit Tirana, Edonisa Aliu.

Ajo nuk ngurroi te dale ne media edhe me qafore ortopedike duke krijuar nje skene vertete qesharake sepse koka e saj levizte lirshem gjate emisionit dhe jo si e demtuar. Drejtoresha “e dhunuar” nuk harroi te etiketonte presidentin e Vllaznise si shkaktarin e dhunes, por ne fakt vete ajo nuk eshte krejt “engjell”.

Ne rrjetet sociale dhe ne media po qarkullojne edhe keto dy foto, ku ajo shihet qarte duke goditur lojtare dhe pjestare te ekipit te Vllaznise, çka do te thote se ajo eshte nje “dreq” me keto sjell dhe jo si shfaqe ne media.

Drejtoresha ne fjale ka deklaruar se ka prova e fakte, ka foto e video ku shihet presidenti dhe pjestare te tjere te Vllaznise duke dhunuar femrat e Tiranes, por keto prova nuk dihet se ku jane dhe akoma nuk po na shfaqen per te kuptuar qarte se çfare ka ndodhur ne kete ndeshje.

Provat e vetme qe po vertetojne dhunen jane keto foto ku drejtoresha bardheblu duke goditur lojtaret e Vllaznise prandaj dhe Disiplina apo organet kompetente duhet te marrin masat e duhura ndeshkimore ndaj saj./SHKODRA-SPORT.COM/