FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Gurishta: Trepikëshi nesër ndaj Elbasanit është detyrim për Vllazninë

VIDEO/ Gurishta: Trepikëshi nesër ndaj Elbasanit është detyrim për Vllazninë

Vllaznia do të presë nesër në ora 18:30 në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Elbasanit, në një ndeshje që pritet me shumë interes në të dy kampet. Në prag të kësaj ndeshje, ka dalë para gazetarëve zëvendëskapiteni i kuqebluve Erdenis Gurishta i cili në fjalën e tij e ka konsideruar detyrim fitoren ndaj këtij kundërshtari.

“Çdo sfidë është e rëndësishme sepse ndodhemi në pozita jo të mira në renditje. Për ne çdo ndeshje është finale sepse jemi koshient që ndodhemi në një situatë të vështirë. Të kesh vetëm 9 pikë në 10 ndeshje të luajtura, kishte vite që nuk i ndodhte Vllaznisë. Gjithsesi ne marrim përgjegjësi për këtë situatë dhe do të bëjmë çmos të dalim shpejt prej saj.

Madje duke filluar nga sfida e nesërme ndaj Elbasanit. Besoj se duhet të reagojmë dhe të marrim trepikëshin e më pas do të kemi disa ditë pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtares ku do të punojmë për të korigjuar gabimet e bëra dhe më pas pse jo, për të vazhduar serinë e fitoreve.

Situata e Elbasanit ka qenë thuajse e ngjashme me atë të Vllaznisë në këtë fillim- kampionati, por në tre ndeshjet e fundit ka marrë 7 pikë dhe është kthyer në ritmin e vet. Ne e vlerësojmë këtë kundërshtar, por luajmë në Shkodër dhe si rrjedhojë objektivi i vetëm për ne është trepikëshi”- është shprehur Gurishta.

Të plotë prononcimin e futbollistit me numrin 2 të Vllaznisë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Gazeta “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments