Federata Shqiptare e Futbollit u ka propozuar skuadrave ndryshimin e garës në Abissnet Superiore. Bëhet fjalë për heqjen e “Final 4”, por jo vetëm. Gazeta mëson nga burime brenda klubeve se është propozuar kampionat me tri faza të rregullta. Më pas në fund të këtyre tri fazave do të ketë ndarje në dy grupe.
Te grupi i parë do të ketë përgjysmim pikësh. Nga skuadra e parë tek e gjashta do të luhet me sistem vajtje-ardhje për të nxjerrë skuadrën kampione. Do të luhen 37 ndeshje deri këtu, pikërisht për grupin e parë.
Te grupi i dytë, nga ekipi i vendit të shtatë deri te i dhjetë do të luajnë për rënien. Ndeshjet do të jenë me sistemin vajtje-ardhje-vajtje. Kështu do të jenë 36 javë në total. Një skuadër do të bie direkt nga kategoria dhe tjetra në play out.
Numri i skuadrave do të rritet në sezonin 2027/28, ndërsa do të jenë ngjitur dy skuadra menjëherë nga Kategoria e Parë. Për pjesën tjetër mbetet për t’u zgjedhur cili nga propozimet do miratohet. Një prej tyre është që vendi i tretë dhe katërt të luftojnë në finale “play off” për të siguruar po ashtu një vend. Sa i takon vendit të nëntë në Superiore do të luante në finalen e saj të “play out” me fituesin e vendit të pestë dhe gjashtë në Kategorinë e Parë.


