Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Kampionët i marrin Elbasanit një nga mesfushorët më të spikatur

MERKATO/ Kampionët i marrin Elbasanit një nga mesfushorët më të spikatur

Nuk pranoi të rinovonte në Elbasan sepse dëshironte një përvojë tjetër dhe nga sot Karim Loukili bërë pjesë e skuadrës rrogozhinase dhe do të vazhdojë karrierën e tij te kampionët e trefishtë të Shqipërisë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga postimi i klubit të Egnatias që në faqen zyrtare shkruan:

“Mirë se vini Karim Loukili! Klubi i Futbollit Egnatia njofton se sulmuesi Karim Loukili i është bashkuar zyrtarisht skuadrës dhe tashmë është pjesë e grupit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko, Bullgari. I urojmë një mirëseardhje të ngrohtë në familjen bardhejeshile, shumë suksese, shëndet dhe sa më shumë arritje me fanellën e Egnatias”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Kësisoj, Egnatia siguron një tjetër element me vlerë, duke bërë një hap të rëndësishëm për të përforcuar grupin i cili në këtë edicion ka si synime që të ecë sa më shumë në Europë e të tentojë fazën në grupe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments