Të rejat e Vllaznisë nuk ia dolën të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion. Ekipi U18 është eliminuar në gjysmëfinale ndaj Skënderbeu, pas dy ndeshjeve të luajtura dhe si rrjedhojë nuk do të mundet të vijojë garën më tej.
Gjysmëfinalet janë luajtur me dy takime. I pari u luajt në Korçë ku volejbollistet vendase fituan me rezultatin e ngushtë 3-2, në një përballje shumë të rivalizuar ku të dy ekipet bënë një ndeshje shumë të mirë dhe një paraqitje e tillë bëri që ekipi shkodran të shpresonte shumë tek fitorja në ndeshjen e dytë.
Ajo u luajt pasditen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe në fakt nuk e pati rivalitetin e së parës. Skënderbeu këtë herë fitoi me lehtësi në shifrat 3-0 duke qenë tashmë ai në finalen për titullin kampion.
Ndërkohë që Vllaznia U18 ndonëse synonte titullin kampion, detyrohet të pranojë humbjen dhe sezoni i saj mbyllet këtu. Gjithsesi edhe shkuarja deri në gjysmëfinale mund të konsiderohet deri diku një sukses.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


