Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk bindi te Vllaznia, firmos në Ligën 2 franceze

Nuk bindi te Vllaznia, firmos në Ligën 2 franceze

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Një histori interesante vjen nga merkatoja. Sulmuesi Tom Saettel, i cili verën e kaluar ishte në provë te Vllaznia, nuk arriti të bindte stafin teknik kuqeblu dhe nuk u mbajt në skuadër.

Megjithatë, karriera e futbollistit ka marrë një tjetër drejtim, pasi ai ka firmosur me një ekip profesionist në Francë, duke u bërë pjesë e Pau FC, skuadër që militon në Ligue 2.

Ky zhvillim ka ngjallur diskutime mes tifozëve shkodranë, duke qenë se lojtari nuk u konsiderua i denjë për të veshur fanellën e Vllaznisë vetëm një vit më parë.

Rasti i Saettel është një tjetër dëshmi se vlerësimi i një futbollisti mbetet gjithmonë subjektiv dhe se koha shpesh jep përgjigjet e saj në futboll.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments