Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia do të zhvillojë nesër testin e parë gjatë fazës përgatitore në Slloveni. Kuqeblutë do të përballen me skuadrën sllovene të Olimpija Ljubljana në një ndeshje miqësore që është planifikuar të luhet të martën, në orën 18:00.
Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet e organizatorëve të kampit stërvitor B4 Summer Camps. Për stafin teknik të Vllaznisë dhe për trajnerin Edi Martini kjo sfidë do të shërbejë si një provë e vlefshme për të testuar gjendjen e ekipit dhe për të vlerësuar afrimet e reja përpara nisjes së sezonit.
Olimpija Ljubljana është një nga ekipet më të forta të futbollit slloven, çka e bën këtë përballje një test serioz për shkodranët.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


