Karriera e Ergys Kaçes te PAOK është mbyllur pas 16 vitesh në këtë klub, por pa gjetur hapësirat që kërkonte mesfushori i përfaqësueses shqiptare.
PAOK, pas shumë vitesh ku jepte në huazim futbollistin, ka mbyllur përfundimisht kontratën me të e Kaçe tashmë është një lojtar i lirë për të provuar një aventurë të re.
Aventurë që nuk do e çojë larg, pasi nga PAOK, ai do të kalojë te skuadra tjetër e Selanikut, Aris. Klubi po kërkonte një futbollist me tiparet e Kaçes dhe ajo që ishte një ide e merkatos, është konkretizuar shuëm shpejt, thjesht mbetet firma në letër.
Mediat greke insistojnë se menaxheri i Kaçes është takuar në Athinë me drejtuest e Aris dhe është gjetur akordi mbi kohëzgjatjen dhe parametrat financiarë të kontratës së mesfushorit.
Lojtari pritet të hënën në klubin e ri për të kryer vizitat, për të firmosur dhe për të nisur punën për sezonin e ri. /vipsport/