Vora i aka dalë të fitojë në shtëpi ndaj Apolonisë. Skuadra e Klodian Arbrit ka triumfuar 1-0 ndaj fierakëve, takim ky i vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë së Parë.

Vendasit do të gjenin golin në pjesën e fundin e pjesës së parë të takimit, ku Raboshta do të mposhte portierin e miqve. Sulmuesi shkodran me shume pervoje edhe njehere tjeter arriti te tregonte vlerat e tij dhe te bente ate qe di te beje me mire: Te dergoje topin ne rrjete.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar mes të dyja skuadarve, me fierakët që kërkonin golin e barazimit, por pa mundur dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Deri në fund të ndeshjes nuk do të kishte më gola të tjerë, me rezultatin që mbeti i padryshuar deri në fund. Në këtë mënyrë Vora merr 3 pikë shumë të rëndësishme në kampionat dhe ngjitet në vendin e 3-të me 42 pikë. Ndërkohë Apolonia mbetet në vendin e 5-të me 31 pikë pas 22 javësh.