Murlani ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e sotme ndaj Naftetarit dhe si rrjedhoje i ka forcuar disi pozitat ne vendin e nente te renditjes. Ndeshja e luajtur ne fushen sportive te Barbullushit eshte fituar me rezultatin 3-2 nga vendasit.

Kane qene miqte nga Kuçova qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit Pepa qe ka shenuar ne minuten e 16-te te ndeshjes. Nderkohe sulmuesi Brilant Hasaj ka barazuar rezultatin ne minuten e 45-te dhe si rrjedhoje pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 1-1.

Ne minuten e 77-te pas shume perpjekjesh, do te ishte i njohur Ari Djepaxhia qe do te kalonte ne avantazh Murlanin ndersa ne minuten e 90-te Gjergj Nika do te shenonte edhe golin e trete. Ne shtese sakaq, Çaushaj do te shenonte golin e dyte por qe nuk vlente sepse nuk ka patur me kohe.

Perfundimisht 3-2 per Murlanin eshte ngjitur ne kuoten e 11 pikeve duke i forcuar pozitat ne vendin e nente, ndersa Naftetari mbetet ne kuoten e 8 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vedin e dhjete te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/

MURLANI- NAFTETARI 3-2

Hasaj ’45, Djepaxhia ’77, Nika ’90/ Pepa ’16, Çaushaj ’93