Robert Habek për një ditë ka braktisur ngjyrat e partisë së tij (i përket të gjelbërve) dhe është paraqitur me fanellën e dytë të Gjermanisë në një takim me krerët e Federatës Gjermane të Futbollit.

Kjo zgjedhje e zëvendëskancelarit të Gjermanisë nuk është rastësore pasi ai ishte nga të parët që kritikuan ndërrimin e sponsorit teknik të përfaqësueses katër herë kampione e botës.

“Preferova të vishesha me fanellën rozë ndërsa numrin dhjetë ia kam lënë Musialës”, shkrroi Robert Habek në profilin e tij në “IG”.

Takimi me Bernd Nojndorf (presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit) dhe Andreas Retig (Menaxheri i DFB) ishte formal pasi u mbajt për të diskutuar rreth përgatitjeve të Euro 2024.