Mesfushori Regi Lushkja, u aktivizua titullar në duelin e raundit të parë të Champions Ligës, që skuadra e Sherif Tiraspol, zhvilloi në transfertë ndaj boshnjakëve të Zrinjskit. Kjo përballje përfundoi në barazim pa gola.

Një rezultat ky që i shkon përshtat moldavëve të Sherifit, të cilët do të luajnë gjithçka për gjithçka në sfidën e kthimit në shtëpi.

Për sa i përket Regi Lushkjas, ish-futbollisti i Laçit, ishte një nga më të dalluarit në fushën e lojës, duke ndërtuar të gjitha aksionet e skuadrës moldave.

Kavajasi ishte pikë referimi për Sherifin, duke e justifikuar plotësisht besimin e trajnerit. Lushkja qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit.