Për Erion Braçen, ndeshjet e javëve të fundit në Superiore kanë shërbyer për të treguar se është kthyer sistemi i përcaktimit të ndeshjeve nga gjyqtarët. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, zv. kryeministri i cili njihet si tifoz i zjarrtë i Partizanit, ka akuzuar hapur se tashmë gjyqtarët po bëhen faktor për të ndihmuar njërin ekip apo tjetrin.
Ndërkohë ai kujton frazën e Dukës se një ekip i mirë fitonte me gjithë arbitra e për këtë arsye Partizani duhej të përgatitej për ta bërë një gjë të tillë.
POSTIMI I BRAÇES
Rikthimi i “SISTEMIT”! Kjo qe shihni eshte gazeta PANORAMA SPORT, po i referohem vec asaj! (qe SISTEMI mos thote qe shpik apo “shpif” une)
Lexoni pak moviolen e saj (foto 2) Tre raste qe kane vendosur ndeshjen ne vetem 47 minuta, tre vendime te arbitrave ne dem te #Partizanit qe e shpallen humbes!
Natyrisht, nga faqja e pare ne faqen e trete ka diference shume dhe, dallohet “cuni i SISTEMIT” nga njeriu i drejte i movioles, po nejse, e verteta edhe nga faqja 3 uleret edhe pa pire martinin e SISTEMIT.
5 dite te shkuara, SISTEMI masakroi Teuten me dy penallti te paqena; ajo humbi dhe hoqi edhe trajnerin per nje humbje me te tilla penallti.
Dje ishte rradha e kompesimit me nje penallti te padhene per #Partizanin, nje penallti pa e prekur-thote Panorama, kunder #Partizanit, nje karton te kuq ne minuten e 47 te pa dhene ndaj lojtarit te Teutes qe e linte me 10 futbolliste;
Me lejoni tu kujtoj qe fazen e pare, #Partizani e luajti shumicen e ndeshjes me Teuten me 10 lojtare pa i bere syri terrrrr arbitrave.
Ta permbledh pak; Pra, 5 dite me pare Teuta u masakrua dhe fitoi Kukesi, 5 dite me pas Teuta u kompesua dhe u masakrua #Partizani e fitoi Kukesi e Teuta bashke;
Vendosen arbitrat!
KY ESHTE SISTEMI QE HEM TE BEN FITUES E HEM TE BEN QE NE DHJETOR KAMPION!
Tallje me ata qe kane pasion futbollin apo krim ndaj atyre qe paguajne per futbollin ndajeni vete!
Por mos e harroni STANDARDIN e vendosur nga #ArmandoDuka:
NJE EKIP I MIRE TE RREH ME GJITHE ARBITRA!
Tani dy fjale per #Partizanin;
E para, ai sherri masiv ne fushe ishte i turpshem, i papranueshem, banal dhe alibia me e mire per SISTEMIN, justifikues i skemes me arbitra qe paravendosi ndeshjen;
E dyta, mendjelehtesia perballe portes, egoizmi i perseritur per te shenuar vete e marre lavdine personale, as qe i duhet kujt;
Na duhet goli e fitorja e ekipit, jo e individit!
Mos u beni ju alibia e SISTEMIT!
Mundini me gjithe arbitra, sic Armando e kerkon! /vipsport.al/