Java e tretë e Superligë do jetë sot sërish në aktivitet. Në 13:45 do luhen dy takime. Më interesant duket çifti mes Laçit dhe Kukësit. Dy ekipet veriore përplasin brirët në një duel shumë të fortë të viteve të fundit.

Kuksianët gëzojnë një formë të mirë, ku në 2 javë kanë marrë 6 pikë e ndërsa kurbinasit kanë marrë vetëm 1 pikë pas dy raundeve të para.

Një duel pankinash të huaja, nga njëra anë italiani Longo i kukësianëve dhe nga ana tjetër malazezi Vukicevic i bardhezinjëve. Një ndeshje me të vërtetë interesante në këtë të hënë.

Kjo javë do kompletohet me Egnatia – Skënderbeu. Dy skuadra që si objektiv primar kanë mbijetesën dhe kanë marrë nga 1 pikë në dy javët e para. Duel direkt për qëndrimin në Superligë në Rrogozhinë.

Dy ndeshje rivalizuese priten sot në të dy çiftet , që do zbukurojnë të hënën me futboll.
Endri ÇINARI