Ada ka shkaktuar ndoshta nje surprize te kendshme pasditen e djeshme teksa ka mundur 2-0 ne transferte njerin nga ekipet pretendente te kategorise se dyte, Murlanin.

Pas ndeshjes, trajneri Arber Shytani ka vleresuar maksimalisht perkushtimin e futbollisteve te tij, shumica e te cileve jane 18 vjeçare megjithate ne fushe u sollen jashtezakonisht mire.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport” ai do te shprehej: “Ne e kishim pergatitur mire ndeshjen dhe e dinim qe perballe do te kishim nje kundershtar i cili ne rradhet e tij ka lojtare me pervoje e po ashtu duket se ka nje organizim te mire.

Lojtaret tane, ndonese te rinj ne moshe, ishin te motivuar ne maksimum per kete ndeshje dhe e pergatitem ashtu si duhet ndeshjen, prandaj dhe fitorja deri diku ishte e pritshme. Fusha na dha te drejte dhe besoj se morem nje fitore te merituar, me rezultat te paster dhe qe nuk e vume asnjehere ne diskutim”.

Por per me teper, ndiqni ne kanalin tone ne youtube, intervisten e plote te trajnerit Shytani duke klikuar ne linkun e meposhtem:/SHKODRA-SPORT.COM/