Taulant Seferi foli shkurtimisht pas përfundimit të sezonit dhe shpalljes së Tiranës, kampione e Superiores.

Mes entuziazmit të tifozëve, që pushtuan fushën e “Selman Stërmasit”, bomberi bardheblu foli edhe në lidhje me garën që kishte me Guindon për “Këpucën e Artë”, teksa u shpreh:

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i gëzuar. Nuk kam fjalë. E kemi dominuar kampionatin dhe e kemi dominuar titullin kampion.

S’ka rëndësi kush është golashënues, rëndësi është kush është kampion. Taulant Seferi është kampion. Forca Tirana dhe faleminderit”, u shpreh Seferi.