Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Ekipi francez për herë të parë në histori prek finalen Champions Leagues, ndërsa ‘bavarezët’ do të kërkojnë për herë të 6-të trofeun më të lavdishëm të Evropës për klube.

Të dy trajnerët vijnë me formacionet e tyre më të mira, ndërsa ndeshja fillon në orën 21:00.