Dritan Smajli eshte “i dashuruar” me Vllaznine. 5 vitet e kaluara me kete skuader, por edhe gjera te tjera, e lidhin ate ngushtesisht me ngjyrat kuqeblu, megjithate ai nuk eshte ne gjendje te shpjegoje se çfare po ndodh me skuadren e tij te zemres.

Ne nje interviste per mediat, ai eshte shprehur: “Në fakt është për t’u habitur se si kjo skuadër nuk po reagon as me trajnerin e ri. Në eksperiencën time si lojtar, nuk mbaj mend që në momentin kur është ndryshuar trajneri, të ketë ndikuar negativisht në skuadër.

Kjo që po ndodh te Vllaznia është shumë e habitshme. Deri më tani ka pasur një impakt negativ dhe të gjithë mund të thonë se ishte i nxituar ndryshimi i trajnerit. Mendoj që si presidenti apo dhe drejtuesit e tjerë, kanë menduar për të mirën e skuadrës.

E vërteta është që kjo skuadër nuk po luan me entuziazëm. Kur e shikoj në fushë, më lënë të kuptoj që shumë nga lojtarët mezi po presin të mbarojë kampionati dhe të pushojnë me shumë se duhet. Kjo të jep përshtypjen që futbollistët janë të painteresuar për Europën”./SHKODRA-SPORT.COM/