Kohe fushate dhe padyshim qe politika ka treguar se ka “nevoje” per sportin. Por ne fakt edhe ky i fundit ka nevoje per politiken. E rendesishme eshte qe te palet te bashkepunojne me njeri- tjetrin sepse kjo do te jete nje ndihme reciproke.

Pikerisht ne kete aspekt, Klubi i Futbollit Vllaznia u ka propozuar te dy kandidateve per kryetare te bashkise Shkoder, firmosjen e nje pakti per zhvillimin e futbollit ne Shkoder per periudhen 2023-2027. Si rrjedhoje, pasditen e sotme ne oren 19.00 ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” do te zhvillohet takimi i pare me kandidatin Benet Beci, ndersa ne vijim do te jete edhe takimi me kryebashkiakun aktual Bardh Spahia. Ja çfare shkruhet ne faqen zyrtare te klubit shkodran per kete gje:

“Klubi i Futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, në prag të zgjedhjeve lokale për kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër, i është drejtuar dy kandidatëve për tu bashkuar thirrjes sonë për t’u bërë bashkë në zhvillimin dhe promovimin e sportit në përgjithësi dhe të futbollit në veçanti, nën moton “Futboll për të gjithë”.

Futbolli është sporti më i dashur dhe më i përkrahur nga qytetarët e Shkodrës, të cilët me të drejtë duan ta shohin ekipin e tyre të zemrës të përfaqësuar në nivele më të larta. Gjithashtu, ky sport shkon përtej çdo ngjyrimi politik, sepse në thelb ngrihet nga pasioni i qindra – mijëra fëmijëve që ëndërrojnë ta veshin një ditë fanelën kuq e blu.

Ne sot, kemi kënaqësine t’ju informojme se kemi marrë angazhimin dhe konfirmimin nga te dy kandidatët potencial për të drejtuar bashkinë Shkodër ,se janë plotësisht dakort për nënshkrimin e këtij pakti, për ta kthyer futbollin në Shkodër në një kryeqendër të zhvillimit sportiv dhe jo vetëm.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë në linkun e mëposhtëm:

Pakti per Zhvillimin e Futbollit ne Shkoder(1)-1