Victor Da Silva ka qenë një nga emrat më të përfolur të merkatos së Partizanit që në hapat e parë, por kjo lëvizje mbeti e pafinalizuar. Fillimisht u tha se pengesë kryesore është kondicioni dhe gjendja shëndetësore e futbollistit, që vinte pas një dëmtimi në finalen e Kupës me Vllazninë.

Arsyeja tjetër ka qenë mospërfshirja e sulmuesit brazilian në planet e trajnerit Dritan Mehmeti, i cili nuk e shikonte të nevojshëm në ekip përpara futbollistëve që kishte në dispozicion.

Megjithatë, një largim i mundshëm i trajnerit Mehmeti, mund të ndryshojë trajektoren për brazilianin, duke kthyer sërish pistën “Da Silva” te kryeqytetasit.

Në fakt, Partizani e vuajti shumë mungesën e një futbollisti të tipit të ish-sulmuesit të Vllaznisë, në duelin e kthimit me Saburtalon, gjithsesi e ardhmja e tij mbetet ende e paqarte.
Maringlen ZHIVANI