Atletja e talentuar shqiptare, Luiza Gega është kualifikuar në finalen e garës së 3000-m me pengesa, në Botërorin e Atletikës. Gega arriti të dalë e treta në xhiron e dytë të kësaj gare, ku ishin të përfshira konkurrentet më të mira. Në përfundim të garës, Gega arriti kohën 9’14”91, duke u renditur e treta në xhirot e saj.

Një tjetër rezultat pozitiv i arritur nga atletja shqiptare, që e sheh veten tashmë në finalen e garës së 3000-m me pengesa, ku do të konkurrojë midis 15 më të mirave të botës, teksa më 20-korrik do të jetë edhe finalja.

Sezoni i saj ka qenë fantastik, teksa ka rregjistruar dy rekorde kombëtare në 3000-metra me pengesa, si edhe ka marrë dy trofe. Pa harruar këtu, edhe rekordin mesdhetar në Oran, po në të njëjtën garë.

Pa harruar dhe rekordin mesdhetar në Oran po në të njëjtën garë. 9’20”79 në Mançester. 9’15”48 në Hengelo të Holandës, që shënoi rekordin e parë kombëtar në 3000 metra me pengesa. 9’17”89 në Krajovë, atje ku do të ishte Kampione e Ballkanit. 9’14”29 Kampione dhe rekordmene e Mesdheut.
Maringlen ZHIVANI