Sulejman Starova ka marrë një detyrë të re në FSHF. Drejtori i Teutës, i cili në zgjedhjet për president ishte kandidat për postin e FSHF, duke rivalizuar fort Armando Dukën në zgjedhjet e fundit, ka marrë postin e drejtorit të shkollës së trajnerëve.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë FSHF, me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare. 66-vjeçari është njohës i mirë i trajningut, ku më parë ka qenë trajner i skuadrave të Partizanit, Tiranës, Teutës, Besës, Kukësit, Ferronikelit dhe Laçit.

Tashmë, Sulejman Starova është “shpërblyer” në një farë mënyre për kontributin e dhënë, me postin e ri nga FSHF. Madje ai ka nisur menjehere nga puna dhe diten e djeshme ka qene ne Shkoder.

Arsyeja ka qene perfundimi i kursit te trajnereve per licensen UEFA B dhe ai ka shperndare çertifikatat per 22 trajneret qe jane diplomuar. Kuptohet qe per Staroven ky eshte nje post ku ai mund te jape kontributin e tij ne aspektin teknik.
Maringlen ZHIVANI