Thursday, April 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFANTASTIKE/ U tha se kishte mbyllur sezonin, por Charles Bismark shfaqet në...

FANTASTIKE/ U tha se kishte mbyllur sezonin, por Charles Bismark shfaqet në stërvitje me Vllazninë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Sulmuesi i Vllaznisë, Bismark Charles, është rikthyer në stërvitje me skuadrën, duke hedhur poshtë zërat se e kishte mbyllur para kohe sezonin. Në ditët e fundit u raportua se lojtari afrikan do të mungonte për pjesën e mbetur të edicionit për shkak të disa problemeve me zemrën, por prania e tij në seancat stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi” ka ndryshuar krejtësisht panoramën.

Charles fillimisht ka zhvilluar ushtrime të lehta, përpara se t’i bashkohej grupit në pjesë të programit normal, duke dhënë sinjale pozitive për stafin teknik dhe tifozët kuqeblu. Rikthimi i tij tregon se gjendja shëndetësore është përmirësuar dhe se ai mbetet një opsion real për ndeshjet në vijim.

Megjithatë, stafi mjekësor do të vijojë monitorimin e situatës, ndërsa në ditët në vijim pritet të vendoset nëse sulmuesi do të jetë gati për t’u aktivizuar që nga minuta e parë, veçanërisht në prag të “Final Four”. Ndërkohë, mungesa e Lirim Kastrati mbetet e konfirmuar, duke kufizuar alternativat në repartin ofensiv për trajnerin Edi Martini.

Në këto kushte, Bekim Balaj dhe Kevin Dodaj vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të sulmit, ndërsa rikthimi i Charles shihet si një shtysë e rëndësishme për objektivat e Vllaznisë në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments