Thursday, April 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia U17 e vajzave nesër në gjysmëfinale ndaj Elbasanit, trajnerja Jaku: Të...

Vllaznia U17 e vajzave nesër në gjysmëfinale ndaj Elbasanit, trajnerja Jaku: Të bindur se do jemi sërish kampione

Vllaznia, Elbasani, Apolonia dhe Partizani kanë siguruar me meritë biletën për në fazën play-off të kampionatit “Kategoria Superiore” për vajza U-17, pas një edicioni të mbushur me rivalitet. Vllaznia dhe Partizani dominuan në grupin A, ndërsa Apolonia dhe Elbasani dolën në dy vendet e para në grupin B.

Emocionet zhvendosen tashmë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku nesër do të luhen dy përballje vendimtare për rrugën drejt finales. Në ndeshjen e parë play-off, Vllaznia përballet me Elbasanin në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00, Apolonia sfidon Partizanin në një duel që premton spektakël dhe rivalitet.

Vllaznia U17 vjen në këto përballje si skuadra e vendit të parë në grupin A teksa me meritë ka treguar një doninim të plotë ndaj të gjithë kundërshtareve të saj dhe tashmë do të tentojë ta bëjë këtë gjë edhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, gjysmëfinalen e nesërme ndaj Elbasanit apo dhe në finale pastaj.

Duke folur në lidhje me pretendimet e këtij ekipi trajnerja Paula Jaku për Gazeta “Shkodra Sport” është shprehur: “Vllaznia ka treguar gjatë të gjithë kampionatit se është ekipi më i mirë dhe do ta tregojmë këtë gjë edhe në këto dy ndeshjet e fundit. Për ne nuk është e rëndësishme se kush do të jetë përballë nesh. Detyra jonë është të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, të tregojmë vlerat tona, karakterin dhe cilësitë që kemi dhe prandaj jam e bindur se do të jemi sërish kampione të Shqipërisë”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments