Luka Çeçoni, ish-sulmuesi i Fiorentinës, është i mendimit se mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, është një trekuartist me cilësi të shumta teknike.

Në një intervistë për mediat italiane, Çeçoni u shpreh se Bajrami di të shënojë edhe me një veprim personal, ndërsa theksoi se mesfushori shqiptar bën shumë në fushën e lojës.

“Nedim Bajrami më pëlqen shumë, është një trekuartist modern me cilësi të rëndësishme teknike dhe realizuese. Di të shënojë edhe me një veprim personal.

Nuk jam i sigurt se si ta vendos në 4-3-3, duke pasur parasysh paraprakisht Italianon, mund të luante te Saponara, si një anësor i majtë që vjen drejt qendrës së fushës. Për mua mund ta bëjë, por është më shumë një mesfushor i pastër sulmues.

E shoh të pjekur për të bërë një hap cilësor, është edhe në Kombëtare. Bajrami duhet të ndiejë besimin tek ai. Do ta merrja nëse klubi vërtetë dëshiron të fokusohet tek ai”,-mbylli prononcimin e tij, ish-sulmuesi i Fiorentinës, Luka Çeçoni.
Maringlen ZHIVANI