Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo prej vitesh kanë “mbretëruar” futbollin, pasi me topin në këmbë bënin që të gjithë të dashuroheshin pas lojës së tyre.

Por siç duket, tashmë “mbretërimit” të tyre po i vjen fundi. Një tjetër “Yll” po shkëlqen në botën e futbollin, i cili ka rrëzuar nga froni “magjistarët” e topit.

Kylian Mbappe këtë vit ka marrë vlerësimin më të lartë nga FIFA 23. Sulmuesi francez do të ketë një vlerësim 92 të lartë nga “FutZoneFIFA”

dhe asnjë lojtar tjetër nuk do ta ketë këtë mesatare. Ndërsa nuk dihet se çfarë vlerësimi do t’u jepet Ronaldo-s dhe Messi-t, që për herë të parë në 15 vite asnjëri nga të dy nuk do të ketë vlerësimin më të lartë.

Në edicionin e vitit të kaluar të lojës, Messi mori vlerësimin më të lartë, 93. Pas tij ishte Robert Leëandoëski me 92, i ndjekur nga Ronaldo dhe Mbappe me 91.

Megjithatë, sezoni i francezit, në të cilin ai shënoi 39 gola dhe dha 26 asiste, e ka parë atë të bëhet më i miri në video-lojën popullore