Partizani fitoi ditën e sotme në transfertë 0-1 ndaj Teutës, rivalit direkt për titullin kampion. Të kuqtë shënuan gol me Çinarin në pjesën e parë, ndërsa e ruajtën deri në fund këtë rezultat duke marrë 3 pike me vlera dhe vendin e parë të Superligës.
Në media pas ndeshjes është folur se drejtori i Partizanit, Olsi Rama ka kërcënuar gjyqtarin për shkak të vendimeve të tij në pjesën e parë, Arbitri Olsid Ferhataj akordi një penallti të dyshimtë, por më pas u konsultua me asistentin pas porte, Blerim Ziri duke e anulluar këtë penallti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari i njohur, Dritan Laçi ka hedhur akuza të forta kundër FSHF-së duke u shprehur se duan të përsërisin historinë e Kukësi-Skënderbeu disa vite më parë me protagonist gjyqtarin Enea Jorgji që I dha titullin verilindorëve.
Postimi i gazetarit Dritan Laçi:
FSHF nepermjet rrogozeve te veta e tronditur nga keqmenaxhimi i skenarit per ti dhene ndeshjen Teutes ne perballjen me Partizanin, nepermjet arbitrit kamikaz, ka sajuar nje skenar te ri, ate te kercenimit qe Olsi Rama i paska bere arbitrit Olsid Duka ne pushim te ndeshjes.
Te gjithe e pane me syte se cfare beri ai arbiter ne fillim te ndeshjes, ku i dha nje penallti te paqene Teutes te cilen me pas e gelltiti po vet, duke e anulluar. Mos te merrem me pas me menaxhimin e lojes ku arbitrimi ishte dukshem ne favor te Teutes. Une nese do isha ne vend te Olsi Rames, nuk do e kisha kercenuar, por do e kisha peshtyre ne surrat, dhe do i thosha o bajge.
Po kjo Federate nuk ka turp. Sepse eshte akoma e fresket ajo qe beri ne ndeshjen Kukesi-Skenderbeu, kater kampionate me pare, ku nepermjet kamikazit tjeter, arbitrit Enea Jorgji shkaterroi te gjithe ndeshjen ne favor te Safet Gjicit. Partizani tashme duhet te kete kujdes nga kjo Federate dhe kreu i saj i semure. Te futet ne fushe dhe tu tregoje se si fitohet. Hajde cuna dhe dy ndeshje dhe ti tregojme Federates se Dukes qe te mos e kruaje shume me Partizanin. PerjeteMeTyPartizan