Diten e djeshme ne faqet e “Shkodra Sport” kemi publikuar lajmin qe nga Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka patur disa largime dhe njeri prej tyre ishte edhe ai i Klaudio Prekes.
25 vjeçari kishte zgjedhur te linte Shkodren dhe Shqiperine teksa prej disa kohesh ndodhet ne Suedi. Edhe atje duket se te ardhmen e tij e sheh tek sporti, megjithate, vete Klaudio ka dashur qe permes faqeve te “Shkodra Sport” te thote edhe diçka ne lidhje me largimin e tij dhe jo vetem.
Permes nje mesazhi te derguar ne redaksine e “Shkodra Sport”, Preka do te akuzonte trajneret me te cilet ka punuar (me perjashtim te njerit) se nuk i kane dhene hapesiren e duhur per aktivizim.
“Eshte e vertete qe jam larguar nga Vllaznia. Kam ikur ne Suedi per nje jete me te mire, por edhe sikur mos te kisha ike ne Suedi, do kisha nderruar ekip me patjeter dhe nuk do qendroja tek Vllaznia.
Ne tane karrieren time qe kam te Vllaznia asnje trajner nuk me ka vleresuar per ate qe kam dhene edhe kam kontribuar. Do keshilloja tane te rinjte qe jane te ai ekip qe ose te nderrojne skuader ose ta lene krejt si sport se nuk ja vlen me harxhu djerse e mund aty te ai ekip.
Me duhet ta theksoj se vetem nje trajner qe do t’i jap edhe emrin- Adrian Mikopula, me ka vleresuar edhe e falenderoj tan jeten perzemersisht.
Persa i perket volejbollit ketu ne Suedi, kam firmos ne Divisionin A me ekipin “Goteborg voleyball club”. Te shtunen tjeter kemi neshjen e pare dhe bota te vlerson per ate qe je edhe ke, jo se djali i kujt i je”- shkruan Klaudio Preka ne mesazhin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/