Vllaznia e basketbollit te femrave e ka mbyllur diten e djeshme rrugetimin e saj ne kampionat. Ajo eshte mundur edhe ne gjysmefinalen e dyte nga Flamurtari dhe si rrjedhoje, vajzat kuqeblu tashme duhet te bejne analizen e nje sezoni jo pak te veshtire qe lane pas.

Ne fakt, njefare analize e ka bere paraprakisht trajneri Bledar Gjeçaj i cili nder te tjera per “Shkodra Sport” shprehet se Vllaznia me kualifikimin ne katershe i tejkaloi parashikimet e saj dhe ne kete menyre ajo e ka “fituar” kampionatin e vet.

“Luajtem perballe nje skuadre shume te forte si Flamurtari, por me duhet te them se kemi bere nje pjese te pare shume te mire duke e mbyllur ate ne avantazh. Por me pas, me demtimin e Rreshpjes dhe daljen jashte te saj, por edhe njefare renie fizike te vajzave tona, i dhane mundesine ekipit vlonjat ta fitonte ndeshjen.

Ketu mbyllet rrugetimi yne. Ne e kemi bere kampionatin tone, e kemi “fituar” kampionatin tone sepse nuk ka kishte marre mendja se do te dilnim ne gjysmefinale dhe prandaj ky eshte nje sukses sepse jemi i vetmi ekip qe luajme me vajzat tona, nderkohe qe disa prej rivaleve tona si Studenti beri blerje brenda kampionatit shqiptar, po ashtu Teuta mori tre lojtare amerikane dhe nje ukrainase.

Prandaj renditja ne mes kater ekipeve me te mira te kampionatit per Vllaznine eshte nje merite e vajzave shkodrane qe treguan nje nivel shume te mire loje, duke bere qe ne si ekip t’i kalojme dhe parashikimet tona”- eshte shprehur trajneri Gjeçaj.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise se basketbollit te femrave mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: