Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, ka dalë sot në një konferencë për shtyp të paparalajmëruar, e cila u njoftua si urgjente nga zyra e shtypit. Para gazetarëve, ai ka bërë deklaratën e mëposhtme, pa pranuar pyetje:

“Të nderuar gazetarë!
Jam sot përpara jush për të sqaruar opinionin publik në lidhje me disa akuza të ngritura nga ana e ndonjë kandidati për president të FSHF-së, apo edhe e ndonjë individi, pjesë e stafit të tij, në lidhje me keqinformimin mediatik mbi financat e FSHF-së.

Edhe pse jemi në një periudhë të administrimit të procesit zgjedhor, me tagrin e funksionit të Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, si administrator i institucionit në këto vite, ndiej detyrimin për të sqaruar opinionin publik dhe anëtaret e federatës për këto akuza.

Pavarësisht se çdo vit, anëtarët njihen me pasqyrat financiare të FSHF-së, në Asamblenë e Përgjithshme, por njëherësh edhe me raportin e auditorit ndërkombëtar të kontraktuar, “DELOITTE ALBANIA”, më poshtë po adresojmë disa të dhëna:

NË LIDHJE ME AKUZEN PER BUXHETIN E FSHF

Eshtë kategorikisht e pavertëtë dhe një keqinformim shifra prej 24 mln euro në vit e buxhetit të FSHF-së.
Për transparencë të opinionit public, shkurtimisht po ju them që:

Në vitin 2014, buxheti ka qenë 1 mln euro. Në vitin 2015, buxheti ka qenë 8 mln euro. Në vitin 2016, buxheti ka qenë 1 mln euro. Në vitin 2017, buxheti ka qenë 2 mln euro.

Në vitin 2018, buxheti është 1 mln euro (në shifrat e mësipërme nuk përfshihen të ardhurat nga “EURO 2016”, si dhe fondet e akorduara nga qeveria shqiptare për rikonstruksionin e dy stadiumeve).

Këto janë shifrat zyrtare të buxheteve vjetore të FSHF-së, ta miratuara në asambletë e përgjithshme.

AKUZA PËR DEKLARIMET E RREME NË UEFA
Në Lidhje me deklarimet e ndryshme financiare në UEFA, sqarojmë personat në fjalë, por mbi të gjitha opinionin public, që rreth 70% e buxhetit të FSHF-së është e mbuluar nga fondet e FIFA-s dhe UEFA-s, dhe ka monitorim e auditim direkt prej tyre. Këto të ardhura auditohen tërësisht nga FIFA dhe UEFA.

Më konkretisht:
Për vitin 2016, fondet e FIFA-s dhe UEFA-s ishin 68.5% e buxhetit. Për vitin 2017, fondet e FIFA-s dhe UEFA-s ishin 70% e buxhetit. Për vitin 2018, këto fonde shkojnë në rreth 72% e buxhetit.

Të gjitha hamendësimet e tjera për deklarime të rreme janë thjesht dhe vetëm një keqinformim, që i bëhet opinionit publik.

AKUZA PËR SHPENZIMET NË KOMPANINË TURISTIKE “VAS TUR”
FSHF disponon në mënyrë të pavarur sistemin e biletarise “Amadeus SELLING platform”, të cilin e përdor për përcaktimin e itinerareve të ndryshme, nëpërmjet të cilit merr çmimin direkt të kompanive ajrore.

Kompania “Vas Tur”, nga ana e saj, ekzekuton vetëm finalizimin me nr.elektronik të biletës së udhëtimit, sipas rezervimit të kryer nga sistemi “Amadeus” i FSHF-së.

FSHF mbulon biletat e ekipeve kombëtare për ndeshjet zyrtare e miqësore, turnetë zyrtarë e miqësorë, si më poshtë vijon:
Për ekipin Kombëtar A.
Për ekipin kombëtar U-21.

Për ekipin kombëtar U-19.
Për ekipin kombëtar U-17.

Për ekipin kombëtar U-15.
Për ekipin kombëtar A të femrave.

Për ekipin kombëtar U-19 të femrave.
Për ekipin kombëtar të futsall.

Për ekipet kombëtare U-16, U-18 dhe U-20.

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit për të gjithë lojtarët dhe stafet e këtyre ekipeve kombëtare mbulohen nga FSHF.
Eshtë deklaruar në media që FSHF i ka paguar kësaj kompanie 1 mln euro vetëm në vitin 2016. Po ju sqaroj se, në vitin 2016, duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen në Kampionatin Europian dhe shpenzimet e nevojshme, FSHF ka paguar në total shumën prej 715.000 euro, ku rreth 60% e saj ka shkuar për organizimin dhe akomodimin në “EURO 2016”.

AKUZA mbi 54 MLN EURO të paguara për Kompaninë PLUS
Kjo është një tjetër farsë mediatike, pasi shuma totale e paguar në vitin 2017 për kompaninë PLUS është 3.8 mln lekë të reja për shpenzimet telefonike të administratës së FSHF.

AKUZA NË LIDHJE ME PAGESAT PERKOMPANINE “TOP-AL”
Pagesa në shifren prej 270.000 euro për kompaninë “TOP-AL” ka mbuluar të gjithë aksesorët e mobilimit për stadiumin “Loro Borici” në Shkodër, me një volum pune të jashtëzakonshëm, shoqëruar me pasqyrat përkatëse të punës.

Kjo kompani është kontraktuar sipas të gjitha rregullave dhe proceduarave financiare, me të cilat operon FSHF./telesport/