Nuk ishte një pragndeshje e lehtë për Brazilin ajo ndaj Paraguait, pasi sulmuesi Riçarlison braktisi grumbullimin pasi shfaqi disa komplikacione dhe rezultoi i prekur nga një virus që në gjuhën popullore njihet si shytat.

Pjesa tjetër dhe stafi u alarmua, pasi ky është një virus ngjitës te të tjerët dhe futbollistët bënë vaksina, në mënyrë që të mos e braktisin të gjithë skuadrën një nga një.

ALISON- Alison Beker ishte heroi në stadiumin rival. Ish-lojtari i Internacionalit shkëlqeu në arenën e Gremios, por tifozët e duartrokitën. “Ishte një ndeshje e bukur, të cilën e meritonim ta fitonin në kohën e rregullt. Megjithatë, jam i lumtur për kualifikimin. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, tha Alison.