Zërat e fundit, duket se po bëhen realitet. Kur duhen edhe më pak se një muaj nga hapja zyrtare e merkatos dimërore, Real Madridi ka gati goditjen e bujshme. “El Chiringuito” raporton që klubi madrilen është shumë afër arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi. Sipas medias spanjolle, sulmuesi argjentinas do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore më 26 dhjetor, para se të konfimohet marrëveshja.

Inter do të përtojë 80 milionë euro dhe 12 milionë euro të tjera me bonuse, ndërsa sulmuesi 9 milionë euro në sezon. Të presim tani dhe të shohim çdo ndodhë realisht në datën 26 dhjetor. Ditët e fundit janë intensifikuar zërat, por asnjëherë argjentinasi nuk është shprehur se do të lëvizë nga klubi zikaltër.