Nuk ka dyshime Cristiano Ronaldo fiton “Topin e Artë” edhe për këtë vit dhe nesër në Paris do të bëjë të tijin numrin 5 të këtij trofeu, duke barazuar Lionel Messin. Nëse ndokush kishte dyshime, ata janë shuar përfundimisht nga kompania sportive “Nike”, e cila është zbuluar se do të nxjerrë në shitje dy modele të reja këpucësh, të cilat kanë sinjale të qarta të suksesit të portugezit.

Një nga ato, “Mercurial Superfly V Quinto Triunfo CR7” përfshin edhe fjalët “triumfi i pestë” në gjuhën portugeze pikërisht në emërtimin e tyre.

Ky model i ri është i bardhe dhe me ngjyrë ari, ndërsa ka të stampuara vitet në të cilët Ronaldo ka fituar “Topin e Artë”: 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017, që lë të kuptohet se ky trofe tashmë është në duart e lojtarit të Real Madrid.