Shqipëria ka marrë gjashtë medalje në Kampionatin e parë Mesdhetar të Peshëngritjes për Mjeshtrat, ose ndryshe veteranët. Gjithçka ka ndodhur në Durrës, ndërsa ky aktivitet u zhvillua për tre ditë me radhë për të gjitha moshat nga 35-70 vjeç.

Kështu katër medaljet e arta kanë ardhur nga Besnik Psatha, Arjola Beqo, Kozma Qeraxhiu, Kevin Cico. Klaudio Çela ishte i argjendtë dhe Florenc Çela i bronztë.

Në përgjithësi një garë që u organizua në mënyrë perfekte, ndërsa tanimë do t’i lërë radhën Kampionatit Europian të të rriturve, Kampionatit Europian të Mjeshtërave, por dhe Kampionatit Botëror i moshës deri në 17 vjeç,

Por ndërkohë në tetor të këtij viti do të vijë dhe Botërori i moshës deri në 20 dhe 23 vjeç, ndërsa Shqipëria vijon të marrë aktivitete ndërkombëtare në seri.