Cilët janë personazhet më të urryer të botës së futbollit? Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë revista britanike “Four Four Two”, që ka bërë renditjen e 20 personazheve më të urryer të sportit më të popullor të botës dhe surprizat nuk mungojnë. Personazhi më i urryer i historisë së futbollit është ish-presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter. Mbrapa krahëve të tij, në këtë podium virtual, pozicionohet Jose Mourinho. Në vendin e tretë është ish-portieri Gjermanisë, Herald Schumacher, i famshëm për ndërhyrjen vrasëse ndaj francezit Battiston në Botërorin e 1982-it.

Në “top ten” janë edhe Ronaldo (portugezi) me Platini.

Nga vendi 20-të tek i 11-ti
20) Paolo Di Canio (49 vjeç, ish-sulmues dhe trajner italian, tani komentues televiziv) 19) Ashley Cole (36 vjeç, mbrojtës anglez i Los Angeles Galaxy) 18) Diego Costa (29 vjeç, sulmues spanjoll me origjinë braziliani, tani Atletico Madrid) 17) Mike Ashley (53 vjeç, biznesmen anglez, pronar i Newcastle) 16) Luis Suarez (30 vjeç, sulmues uruguaian i Barcelona-s) 15) Ken Bates (81 vjeç, biznesmen dhe drejtues sportiv anglez, aktualisht president i Leeds) 14) Joey Barton (35 vjeç, ish-mesfushor anglez, i konsideruar nga shumë si një prej futbollistëve më të dhunshëm të të gjitha kohërave) 13) Diego Armando Maradona (57 vjeç, ish-sulmues argjentinas) 12) Karl Oyston (49 vjeç, president i Blackpool) 11) Bernard Tapie (74 vjeç, biznesmen, politikan, aktor francez dhe ish-pronar i Marseille).

10 më të urryerit
10) John Terry (36 vjeç, mbrojtës anglez i Aston Villa-s) 9) Pete Winkelman (60 vjeç, president anglez i Milton Keynes Dons) 8) El Hadji Diouf (36 vjeç, sulmues senegalez) 7) Luciano Moggi (80 vjeç, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus, tani në drejtim të Partizanit) 6) Cristiano Ronaldo (32 vjeç, sulmues portugez i Real Madrid) 5) Richard Keys (60 vjeç, komentues sportiv britanik) 4) Michel Platini (62 vjeç, ish-mesfushor francez dhe ish-president i UEFA-s) 3) Herald Schumacher (63 vjeç, ish-portier gjerman) 2) José Mourinho (54 vjeç, trajner portugez i Manchester United) 1) Joseph Blatter (81 vjeç, drejtues sportiv zviceran, ish-presidenti i FIFA-s).