Pavaresisht ndryshimeve dhe perforcimeve qe po mundohet te beje, Vllaznia ne basketboll per meshkuj vazhdon te pesoje humbje. Ka ndodhur keshtu edhe mbremjen e sotme teksa eshte mundur nga Kamza ne ndeshjen çerekfinale te Kupes se Shqiperise.

Ajo eshte luajtur ne sallen sportive te Kamzes dhe eshte fituar nga skuadra vendase me rezultatin 91-87. Ndeshja eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh, por ne fund kane qene basketbollistet e drejtuar nga Eni Llazani qe jane treguar me te kujdesshem duke e fituar ate. Gjithçksa eshte vendosur ne 10 sekondat e fundit te ndeshjes.

Me Vllaznine nderkohe nuk ka debutuar blerja e saj me e fundit, amerikani Cooper dhe ne ndeshjet e ardhshme padyshim qe me aktivizimin edhe te tij gjerat mund te jene edhe me mire per te. Nderkohe basketbollistet me te mire per kuqeblute ne ndeshjen e sotme ishin Tavis Smith dhe Elian Memçaj.

Tashme shkodranet i kane dhene lamtumiren Kupes se Shqiperise, por ne fakt ky eshte nje kompeticion per te cilin nuk kane asnje pretendim sepse i gjithe fokusi do te jete i perqendruar tek kampionati, ku ata ndodhen ne vendin e fundit dhe jane shume te rrezikuar per te rene nga Superliga.

Vllaznia per momentin ndodhet ne vendin e fundit te renditjes dhe sigurisht qe i duhet shume pune per t’u shkeputur prej aty, megjithate nese ka nje angazhim maksimal te te gjitheve, mund t’ia dalin./SHKODRA-SPORT.COM/